Man Utd shënon fitore të madhe në udhëtim tek Arsenal (Video)

0
441
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Arsenal dhe Manchester United, në kuadër të Kupës FA.
Ky takim i takoi skuadrës së Manchester Unitedit, të cilët arritën qe të dalin me fitore nga “Emirates”.
United fituan me rezultatin 1-3 në një ndeshje dramatike dhe me shumë duele.
Serinë e golave në këtë takim e hapi ish anëtari i Arsenal, Alexis Sanchez, i cili në këtë ndeshje i dha epërsinë “djajve të kuq”.
Vetëm një minutë më vonë ishte anglezi Jesse Lingard, i cili e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Por, tre minuta para se të përfundonte pjesa e parë, ishte Pierre Aubameyang i cili vendosi rezultatin 1-2, për të lënë pjesën e dytë të hapur.
Kur Arsenal po sulmonte me të gjitha forcat që të barazonte rezultatin, ishte Anthony Martial ai i cili fundosi shpresat e londinezëve dhe shënoi për 1-3, në minutën e 82’.
Kujtojmë se ky ishte raundi i katërt i garave të Kupës Fa. Kurse, si duket United janë kthyer në një nga pretendentët kryesor për ta fituar këtë trofe.