Manaj fantastik, realizon sërish për Barcelonën

Rey Manaj nuk ka të ndalur.

Manaj realizoi tre gola në miqësoren e parë të Barcelonës kundër Gimanstic, shkruan lajmi.net.

Tani Barcelona është duke u përballur me Gironën ku pas pjesës së parë rezultati është 2-1.

Golin e parë të ndeshjes e realizoi Gerard Pique në min e 21’, ndërsa në min e 24’ realizoi Manaj, për Gironen realizoi Samuel Saiz.

Formë fanatastike e sulmuesit shqiptar në para-përgatitjet e ‘Blaugarënve’ para fillimit të sezonit të ri.

Sulmuesi i Shqipërisë po i bënë me dije trajnerit Ronald Koeman se e meriton një mundësi në ekipin e parë të Barces.