Manchester City mposht Arsenalin në “Emirates” dhe e merr kryesimin në Premierligë

Dueli i dy pretendentëve për titull sonte u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër.

Arsenali ishte nikoqir i kampionit në fuqi, Manchester City.

Ndeshja e mbetur e javës së 12-të i takoi Manchester Cityt me rezultat 1:3.

De Bruyne (’24), Grealish (’72) dhe Haaland (’82) i shënuan sonte golat e fitores për Manchester Cityn.

Kurse, për vendasit, golin e nderit e shënoi Bukayo Saka në minutën e 42-të nga pika e bardhë.

Deri në fund, të dyja skuadrat kishin edhe raste tjera, por që nuk arritën t’i realizonin.

Pas 23 xhiros, Manchester City e bën për vete vendin e parë me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali që bie në vendin e dytë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.