Mane bëri një gjest të madh gjatë finales së Superkupës së Evropës (video)

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane e meritoi të merrte me çmim ‘Lojtari i Ndeshjes’ pas një paraqitje të shkëlqyer kundër Chelseat të mërkurën në mbrëmje në finalen e Superkupës së Evropës.

Por, kjo nuk ishte e gjitha pasi Mane bëri një gjest që ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të sportit dhe tani meriton edhe më shumë mirënjohje.

27-vjeçari shënoi dy herë në finalen e Superkupës pasi skuadra e Jurgen Klopp fitoi në penallti pasi ndeshja përfundoi 2-2 pas kohës shtesë.

Mane në shtesë u zëvendësua dhe nuk mundi të godasë penalltinë, por bëri lumturoi një djalosh të ri që mbledh topa gjatë kohës sa ishte në bankë.

Mane duke ia dhuruar fanellën djaloshit që mbledh topat

Reprezentuesi i Senegalit e ftoi të riun dhe pastaj e përqafoi përpara se të t’ia dhuronte fanellën e tij.

Kjo është ajo që futbolli është mbi të gjitha dhe Mane mund të quhet një hero modern i ditëve të sotme!