Maqedoni e Veriut: Gjashtë të vdekur dhe 261 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjashtë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e virusit korona.

Kurse nga 1 mijë e 766 testime, 127 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Deri më tani, janë bërë gjithsej 1,551,730 teste të COVID-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 221,411, numri i pacientëve të rikuperuar është 208,209, numri i të ndjerëve është 7,825.” thuhet në një postim në Facebook të Ministrisë.

Në anën tjetër 261 pacientë ia kanë betejës me virusin vdekjeprurës dhe 5 mijë e 377 vazhdojnë të përballen.