Maqedoni: Konfirmohen 67 raste të reja me koronavirus

Sërish shifra të larta vijnë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 67 raste të reja me COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar me Covid-19 2.382 persona, 141 prej të cilëve kanë humbur jetën.