Marashi: Gjykata e Hagës po mendon që njerëzit e pjekur duhet të risocializohen dhe të pendohen

Komandanti i dikurshëm i Batalionit të katërt, i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ZO e Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pren Marashi përmes një statusi në facebook ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale që nuk e liroi edhe Nasim Haradinajn së bashku me Hysni Gucatin, shkruan Fokusi.info.

“Sot nga burgu i Hagës u lirua Hysni Gucati, të cilin padrejtësisht së bashku me Nasimin i privuan nga e drejta e jetës së lirë, lirise, familjes dhe atdheut. Të gjithë e dimë se, ata qe kercenojne dhe rrezikojnë keto gjera jane armiqte tuaj. Edhe kur ishim më të ri në moshë nuk mund te ndikonin ne bindjet tona per mbrojtjen e te drejtave tona, pavaresisht çmimit që duhej të paguanim”, ka shkruar Marashi.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq,

Sot nga burgu i Hagës u lirua Hysni Gucati, të cilin padrejtësisht së bashku me Nasimin i privuan nga e drejta e jetës së lirë, lirise, familjes dhe atdheut. Të gjithë e dimë se, ata qe kercenojne dhe rrezikojnë keto gjera jane armiqte tuaj. Edhe kur ishim më të ri në moshë nuk mund te ndikonin ne bindjet tona per mbrojtjen e te drejtave tona, pavaresisht çmimit që duhej të paguanim.

Imagjinoni tani qëndrimin e gjykatës në Hagë, që njerëzit në moshë të pjekur duhet të risocializohen, që Nasimi dhe shokët të pendohen për gjithë jetën për të justifikuar fitimet e mëdha të atyre që punojnë kinse për drejtësi!

Liri për Nasim Haradinaj!