Marashi: Kështu po thotë ai i cili para pak kohe i kallte policët e Kosovës me kokteje Molotovi

Komandanti i dikurshëm i Batalionit 4, të Brigadës 138 të UÇK-së “Agim Ramadani”, Pren Marashi ka reaguar lidhur me deklarimin e ministrit të brendshëm, Xhelal Sfeçla, i cili në rastin e arrestimit të ish kreut të OVL UÇK-së, Faik Fazliu, ku edhe pse me video shihet dhunë e ushtruar ndaj tij nga ana e policëve, tha se ka kaluar koha e veprimeve banditeske ndaj policisë shkruan Fokusi.info.

Statusi i plotë i Marashit:

“Askush mbi ligjin”!
Kështu po thotë ai i cili para pak kohe i kallte policët e Kosovës me kokteje Molotovi ,dhe nuk i është përgjigjur dretësisë!????