Marashi: Kjo është një tjetër dëshmi se punëdhënësit i ndëshkojnë gjithmonë spiunët e tyre

Ish-Komandanti i Batalionit 4 të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së, ish – anëtari i kryesisë së OVL UÇK-së, Pren Marashi, i cili ishte edhe dëshmitar i mbrojtjes në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin e krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se Dick Marty është kërcënuar nga shërbimet intelegjence serbe, ku dëshironin ta vrisnin dhe faji t’i mbetej kosovarëve, e që sipas tij kjo është një tjetër dëshmi se punëdhënësit i ndëshkojnë gjithmonë spiunët e tyre, shkruan Fokusi.info.

Statusi:

Me ndihmën e Serbisë dhe Rusisë shpiku akuzat më të shëmtuara ndaj UÇK-së, tani që ka ardhur koha për pagesë sepse janë formuar dhomat e veçanta në Hagë, por pa akuzën e tij kryesore nuk do ta paguajnë, kjo është një tjetër dëshmi se punëdhënësit i ndëshkojnë gjithmonë spiunët e tyre.
Nuk po më vjen shumë keq për të, le ta shohë çfarë do të thotë të humbasësh lirinë sepse ke shpifur kundër UÇK-ës.
Ani kur thonin se ky far “dicku” është burre i mirë ….????