Trump: Mund të humbas nga kandidati më i dobët në histori

Donald Trump e ka pranuar se mund të humbasë zgjedhjet e 3 nëntorit.

Por, gjatë një tubimi në Wiskonsin tha që në rast se ndodh kjo, atëherë do të mposhtet nga kandidati më i dobët në historinë presidenciale në Amerikë.

Ai tha se do të preferonte të humbiste nga ndonjë kandidat më i talentuar ngaqë është rivali i tij aktual, demorkati Xho Bajden.

Gjatë këtij tubimi, Trump ka kritikuar kundërshtarin në lidhje me qëndrimet e tij për pandeminë dha ka thënë që në rast se fiton Biden, vendi do të mbyllet tërësisht dhe kjo, sic tha, nuk është dicka që e duan amerikanët.

E pavarësisht se e përmendi mundësinë e humbjes, republikani tha që beson fuqishëm se do të fitojë edhe sivjet, sic bëri 4 vjet më parë, kur mposhti rivalen Hillary Clinton, e cila deri një ditë para votimeve, printe në të gjitha anketat.