Marashi: Nuk e besoja se do të ishin aq të dobët dhe do të respektonin vendimet e paligjshme dhe antikushtetuese

Komandanti i dikurshëm i Batalionit 4, të Brigadës 138 të UÇK-së “Agim Ramadani”, Pren Marashi ka reaguar lidhur me situatën aktuale që po mbretëron në Kosovë, shkruan Fokusi.info.

Që nga dita kur u shpall burgu kolektiv për popullin në Kosovë, Komandantat, deputetët, ushtarët, trimat e FB-ut, nuk e besoja se do të ishin aq të dobët dhe do të respektonin vendimet e paligjshme dhe antikushtetuese, duke e shikuar numrin e parafundit të lejes së njoftimit për të shitë mend 90 min në 24 orë!, ka shkruar Marashi në Facebook.

Sipas tij, për shkak të pafuqisë dhe frikës së liderëve politikë, shantazheve që i kanë, i këshilluan njerëzit që të respektojnë urdhërat e të sëmurëve që ishin në pushtet dhe ju sugjeronin të mbyllen të shëndoshët, e jo të mbyllen të sëmurët. Nuk këshilluan për shkak të virusit por për shkak të pazotësisë së tyre duke kapërdirë edhe ofendimet më denigruese në kohën kur pushtetarët haptas mundoheshin të nxitin konflikt me policinë tonë, për të realizuar skenarët e ideologëve nën hije, si Sorosi dhe përfaqësuesi i tij.

Statusi i plotë i Marashit:

“Nëse një pushtet është i dhunshëm me popullin, atëherë kryengritja duhet bërë me dhunë kundër dhunës”. Por jo, këtu dhunuesit e shtetit, ligjit dhe drejtësisë e shtypin popullin për inate personale të cilat i kanë udhëheqësit në mes veti.

Që nga dita kur u shpall burgu kolektiv për popullin në Kosovë, Komandantat, deputetët, ushtarët, trimat e FB-ut, nuk e besoja se do të ishin aq të dobët dhe do të respektonin vendimet e paligjshme dhe antikushtetuese, duke e shikuar numrin e parafundit të lejes së njoftimit për të shitë mend 90 min në 24 orë!

Për shkak të pafuqisë dhe frikës së liderëve politikë, shantazheve që i kanë, i këshilluan njerëzit që të respektojnë urdhërat e të sëmurëve që ishin në pushtet dhe ju sugjeronin të mbyllen të shëndoshët, e jo të mbyllen të sëmurët. Nuk këshilluan për shkak të virusit por për shkak të pazotësisë së tyre duke kapërdirë edhe ofendimet më denigruese në kohën kur pushtetarët haptas mundoheshin të nxitin konflikt me policinë tonë, për të realizuar skenarët e ideologëve nën hije, si Sorosi dhe përfaqësuesi i tij.

Jam lodhur edhe nga disa shokë e individ që mbajnë fotografi të udhëheqësve të tyre në vend të fotografisë së vet në profil, duke më këshilluar dhe duke u munduar të më bindin për rrugën e drejtë të liderit të tyre, i përshëndes dhe i lajmërojë se posa të shkruajnë në murin tim do i fshijë nga rrethi im!

Çdo herë kam menduar dhe qëndroj pran asaj se: ”nuk është gabim që të ndërrosh mendje për ndonjë gjë apo person, por është gabim nëse lejon që të tjerët të mundohen ta ndryshojnë bindjen që e ke”.

Përshëndetje për shokë e miq dhe për ata vëzhgues që nuk na duan fare, i mjerë ky popull për elitën të cilën vet e ka zgjedhë!
Turp, turp!