Marrëveshja për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë, reagon Lajçak

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak e ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për qytetarët e të dyja vendeve

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka falënderuar të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë.