Marrëveshja për koalicionin qeverisës, nis raundi i dytë i diskutimeve Kurti-Mustafa 

Pas një pauze rreth 40 minutash, ka nisur takimi mes dy liderëve Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

Takimi i parë i liderit të Vetëvendosjes dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës zgjati rreth një orë, por nuk solli marrëveshjen përfundimtare, teksa sërish po bëhen përpjekje për të arritur koalicionin e ardhshëm qeverisës./KosovaPress/