Privatizimet: Debat i ashpër mes deputetëve në Komisionin Parlamentar

Në Komisionin Parlamentar lidhur me privatizimet është zhvilluar një debat i ashpër në mes deputetëve të subjekteve të ndryshme politike.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se me procesin e privatizimit duhet të hetohen edhe procesi i shpronësimit.

Pas këtij debati, erdhi reagimi deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku, e cila tha se “dikush e ka mizën pas veshi”, shkruan, Gazeta Metro.

Ndërsa, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosoveë, deputeti, Sejdi Hoxha, kundërshtoi që privatizimi dhe shpronësimi të trajtohen në të njëjtën kohe, pasi sipas tij procesi shpronësimit duhet të jetë çështje e veçantë.

Më pas pasoi, reagimi i deputetit të PDK-së, ku kërkoi nga deputetja, Maloku, të tregojë se kujt I’a atribuoi “mizën pas veshi” dhe “Mos akuzo, trego kush e ka ‘mizën pas veshi’”, tha ai.

Atij ju kundërpërgjigj deputetja Maloku, duke i thënë se debati mes tyre bëri që ajo të thotë diç të tillë, pasi njëra palë po thotë të hetohej bashkë privatizimet dhe shpronësimet, kurse tjetra jo.

Më pastaj në debat është përfshirë edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i cili tha se po debatohet “veç sa me thënë diçka”.