Tërmet me magnitudë 6.3 ballë

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot ishullin qendror të Filipineve, thanë autoritetet, duke ndaluar trafikun hekurudhor dhe ajror në kryeqytetin Manila.

Pas tërmetit, i cili ndodhi në det në një thellësi prej 10 kilometrash dhe u ndje në provincat e afërta, nuk u raportuan viktima apo dëme të mëdha materiale, sipas Agjencisë Sizmologjike Filipine.

Tre linja treni në Manila u pezulluan për shkak të tërmetit, njoftoi Ministria e Transportit.

– Advertisement –

“Puna e hekurudhës dhe e aeroportit është pezulluar. Deri më tani nuk ka raportime për pasoja të mëdha të tërmetit dhe shpresojmë që kështu të mbetet”, tha zëdhënësi i mbrojtjes civile, sipas Reuters.

Agjencia sizmologjike fillimisht regjistroi tërmetin në 6.2, por më vonë e rishikoi atë në 6.3 dhe tha se priten raporte për dëme dhe pasgoditje.