“Marshi Refuzimit” përplaset me sigurimin e PDK-së (video)

Shoqëria civile e cila është duke mbajtur “Marshin e Refuzimit” në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Partive Politike, është përballur me rezistencë në selinë e PDK-së.

Ata nuk janë lejuar nga sigurimi që të vendosin mbishkrimet të cilat thirrin për refuzim të këtij projektligji, derisa marshuesit janë përplasur me sigurimin.

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se kanë të drejtë vendosin mbishkrimet, pasi sipas tij, ata kanë marrë leje.

Marshuesit me dhunë janë nxjerrë jashtë oborrit të kësaj selie, raporton KTV.