“Martin Berishaj i kryen punët e pista për Albin Kurtin”

Në skemën e shpëlarjes së parave ku është përfshirë ambasadori kosovar në Zagreb, Martin Berishaj, Vesko Pejak nga “Alternativa Crna Gora”, në InDoks thotë se ai kryen “punët e pista” të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pejak thotë se Berishaj duke pasur pasaportë diplomatike “askush nuk mund t’ia kontrollojë bagazhin”, dhe kësisoji ka bartur paratë anekënd Ballkanit.

“Shikoni, zoti Berishaj po i kryen punët e pista për zotin Kurti. Ai s’mund as ta tërheq atë nga këto qarqe diplomatike. Ai ka pasaportë diplomatike, kur të gjitha gjërat që ke nuk mund të hapen në kufijtë shtetëror”.

“Zoti Berishaj ka një gamë të gjerë autoritetesh dhe në këtë aspekt është figurë e fuqishme. Ai mund të kalojë para në kufi për “aktivitete diplomatike” dhe askush s’mund ta prek bagazhin e tij kur kalon kufirin. Kjo është puna më e rëndësishme për zotin Kurti. Kështu që mos e nënvlerësoni pozitën e tij as në këtë lojë politike, sepse pozicioni diplomatik i tij është tejet i fuqishëm. Është konsul në Kroaci, këtu në Mal të Zi ka status rezidencial, dhe është përfaqësues diplomatik në Kosovë; ai po ndërlidh tri kufij”, thotë ai në InDoks.