Masat anti Covid, ministri Vitia takon gastronomët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thirrur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve.

Express merr vesh se takimi tashmë ka nisur dhe se në këtë takim po diskutohet për masat e reja anti-covid.

Nga Shoqata e Gastronomëve kanë thënë se do të deklarohen për media pas një ore.

Kujtojmë që edhe dje Vitia ka paralajmëruar në Kuvend që do të ketë masa të reja antiCOVID.