Masat ndaj Covid-19, Franca nuk do t’i karantinojë të huajt që hyjnë nga jashtë

Franca nuk do t’i karantinojë shtetasit e huaj nga zona Shengen, të Bashkimit Evropian ose nga Britania e Madhe, konfirmoi Pallati Elysée për CNN të dielën e 3 maji

Deklarata është kontradiktore me atë të ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, i cili një ditë më parë tha se duheshin karantinuar të gjithë njerëzit që hyjnë në Francë.

Zona e Shengenit është një zonë prej 26 vendeve evropiane që nuk kanë kufij të brendshëm dhe lejojnë që njerëzit të lëvizin lirisht ndërmjet tyre, përfshirë vendet si Spanja, Franca, Greqia, Gjermania, Italia dhe Polonia.

Pallati Elysée nuk deklaroi nëse udhëtarët nga SHBA do të karantinoheshin nëse hyjnë në Francë.

Franca planifikon heqjen e masave të bllokimit të vendit nga 11 maji./dita