Masivi shkëmbor derdhet mbi rrugë, bllokohet aksi Elbasan-Librazhd (Video)

Një rrëshqitje  e një masivi shkëmbor ka rrëshqitur nga faqja e malit duke u shembur mbi rrugë dhe për pasojë ka bllokuar aksion Elbasan-Librazhd.

Fatmirësisht nuk ka patur persona apo makina të dëmtuar edhe pse masivi shkëmbor ka zënë pothuajse të gjithë rrugën.

Shkaktarë të kësaj rrëshqitje janë bërë shirat që kanë rënë ditëve të fundit në zonën përreth si dhe mungesa e rrjetës mbrojtëse në faqen e malit.