Rasti i fundit me koronavirus në Vushtrri është një 32 vjeçare

Një 32 vjeçare në Pestovë të Vushtrrisë sot ka rezuluar pozitiv me Covid-19.

Kështu u bë e ditur nga kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.

Në njoftim bëhet thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mabjnë pastërtinë.Deri më tani 7 persona janë të prekur me koronavirus në Vushtrri.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë,

Sonte është konfirmuar rasti i 7 me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë.

Ju lutemi shumë të ruani vetën e familjen tuaj, ruani qytetin tonë, rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë.

Pacientja është rast kontakti, e gjinisë femrore, e lindur më 1988 nga fshati Pestovë.

Urojmë që të gjithë të prekurit me Covid-19 të kenë shërim sa më të shpejtë.