Maskat sulmojnë studion televizive gjatë transmetimit LIVE në Ekuador! Stafi shtrihet përtokë

Një grup burrash të armatosur kanë hyrë në një studio televizive live në Ekuador dhe kanë kërcënuar stafin gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Mediet e huaja bëjnë me dije se transmetimi i drejtpërdrejtë nga stacioni TC në qytetin e Guayaquil u ndërpre të martën nga grupi i armatosur, të cilët ishin të pajisur me maska në kokë.

Stafi u detyrua të shtrihej barkas në dysheme, përpara ndërprerjes së transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ekuadori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 60-ditore të hënën, pasi një udhëheqës i dënuar bande u zhduk nga qelia e tij e burgut.