Mbappe shënoi gol me dorë, tallet në rrjete sociale (video)

Kylian Mbappe u ndëshkua me karton të verdhë të mërkurën në mbrëmje, pasi që shënoi qëllimshëm me dorë gjatë fitores me rezultat 3:0 të PSG-së kundër Reims në Kupën e Ligës në Francë. Pas kësaj, francezi s’mund t’u rezistonte videove të shpërndara në rrjete sociale.

Skuadra e Thomas Tuchel fitoi dhe kaloi me lehtësi në finale falë golit hapës të Marquinhos, autogolit të Konan N’Clomande dhe golit të Nianzo Kouassi, duke e siguruar fitoren me rezultat 3:0 në gjysmëfinale.

Megjithatë, kur ndeshja veçse ishte vendosur, Mbappe vendosi ta marrë një karton të verdhë pasi që e dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare me dorë, në minutën e 90-të të ndeshjes.

Incidenti erdhi pasi Mbappe ia pasoi topin Neymarin brenda zonës së penalltisë. Në mes të rrëmujës së shkaktuar, Mbappe tentoi ta arrijë topin, mirëpo u rrëzua nga mbrojtësi i Reims Axel Diassi. Pa hezituar, 21-vjeçari u gjuajt drejt topin dhe e zgjati krahun për ta dërguan topin në portën e hapur.

Lojtarët e Reims u ngritën menjëherë në protestë dhe gjyqtari Mikel Lesage, i cili e kishte parë gjithçka që ndodhi, e anuloi menjëherë golin dhe e ndëshkoi Mbappen me karton të verdhë për sjellje të padrejtë.

Megjithatë, sulmuesi i PSG-së e pa anën qesharake të këtij incidenti dhe e shpërndau një video të incidentit në llogarinë e tij në Twitter, të cilën e shoqëroi me disa emotikone që simbolizojnë qeshjen.

Paris Saint-Germaini tani do të përballet me Lyonin në finalen e Kupës së Ligës të Francës, e cila do të zhvillohet gjatë muajit prill.