Mbështetësit e Iranit futen në Ambasadën e SHBA-ve në Irak, ushtarët amerikanë mbesin nën rrethim

Protestuesit irakianë, mbështetës të Iranit, hynë në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, duke protestuar kundër sulmeve të ëashingtonit mbi batalionet e armatosura të forcave të Hashd al-Shaabi të mbështetura nga Irani.

Protestuesit kanë arritur të hynë në kompleksin e Ambasadës ku më herët janë evakuuar ambasadori dhe komplet stafi. Momentalisht brenda Ambasadës gjinden ushtarë amerikanë, të cilët kanë mbetur të ngujuar nën rrethim.

Dëshmitarët okularë thanë se drejtuesit e shquar të fraksioneve të forcave Hashd al-Shabi po udhëheqin protestat, ndërsa protestuesit kanë filluar të ngrenë çadra para kompleksit të ambasadës.

Ministria e Jashtme e Irakut i ka dënuar sulmet, duke i quajtur ato “një shkelje e qartë e sovranitetit të Irakut”