Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në rrugën Tiranë – Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të rrethrrotullimit pranë TEG-ut.

Fax News raporton se nga aksidenti janë përplasur tre makina, ndërkohë që mësohet se një person ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se 5 persona kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 3 janë në gjendje të rëndë dhe dy prej tyre jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se tre auto-ambulanca po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.

Ndërkohë ende nuk janë dhënë informacione zyrtare nga policia.