Mbi 1,500 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar për 1,502 raste të reja të infektuar me COVID-19 nga 3,211 testime.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Ndërkohë, nga coronavirusi janë shëruar 677 persona të infektuar.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (14 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1502
Të shëruar në 24 orë 677
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3211

Testime totale 1,875,939
Raste pozitive 292,456
Raste të shëruara 281,051
Raste Aktive 7,888
Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,839
Durrës 633
Fier 599
Vlorë 399
Shkodër 273
Elbasan 262
Berat 256
Gjirokastër 196
Lezhë 157
Korçë 132
Dibër 97
Kukës 45