Mbi 30 aeroplanë pritet të aterojnë sot në Prishtinë, fluks ka edhe në pikat kufitare

Po vazhdon edhe sot ardhja e mërgimtarëve për të kaluar pushimet e fundvitit në vendlindje.

Mbi 30 aeroplanë pritet të aterrojnë sot në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Fluturimet janë nga vende të ndryshme, por më së shumti do të këtë nga Zvicra e Gjermania.

Ndërsa përveç aeroportit, fluks të madh ka edhe në pikat kufitare.

Aktualisht kolona e automjeteve është rreth 300 metra e gjatë në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë.

Po aq e gjatë është edhe në Jarinje kurse në Merdar ka më pak fluks.

Për dallim nga Dheu i Bardhë e Jarinje ku qytetarët po presin rreth një orë për të hyrë në Kosovë, në Merdar pritja është rreth 30 minuta.