Mbi 4 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 4 mijë e 541 raste aktive me virusin COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, 183 qytetarë rezultuan pozitiv me këtë virus.

Dy qytetarë të tjerë të infektuar, ndërruan jetë.

Në anën tjetër, krahas numrit dukshëm të rënë të rasteve të reja, edhe numri i dozave të administruara ra gjithashtu.

Në 24 orëshin e kaluar u dhanë 579 doza të vaksinës anti-COVID.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.