Mbi 46 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë që nga 13 marsi

Me 13 mars u shfaqën dy rastet e para me koronavirus.

Që nga ajo ditë e deri më sot janë shënuar 46 mijë e 118 raste të reja.

1186 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, kurse 33 mijë e 64 persona kanë arritur të shërohen.

Për rreth tetë muaj, në Kosovë janë testuar 161 mijë e 907 mostra të dyshimta, nga të cilat, 46 mijë e 118 kanë rezultuar pozitiv.

Qeveria e Kosovës si pasojë e gjendjës së rënduar me koroanvirus kanë futur në zonën e kuqe 15 komuna.