Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 852 raste të reja me COVID-19, janë shënuar në raportin e fundit të Institutit të Shëndetësisë.

Sipas raportit janë bërë 2.201 testime, prej të cilave me pozitivistet kanë dal 38.70 për qind.

E derisa janë shëruar 394 persona, janë vaksinuar 73 persona.

Po ashtu, sipas raportit, janë dhënë 549 vaksina për dozën e katërt.