Mbi 50 të vrarë në një burg në Brazil

Më shumë se 50 vetë janë vrarë gjatë një trazire në një burg në Brazil. Zyrtarët thonë se beteja mes grupeve rivale zgjati për rreth për pesë orë.

Anëtarët e bandës pushtuan nga një krah një pjesë tjetër të burgut Altamira në shtetin Pará, njoftoi media lokale.

Gjatë një konference për shtyp zyrtarët thanë se 16 prej tyre u janë prerë kokat

Raporte të tjera thanë se një pjesë e burgut ishte përfshirë nga zjarri.

Dy oficerë të burgut të cilët u morën peng janë liruar.

Trazirat ishin kryengritja e fundit vdekjeprurëse në Brazil, një nga vendet më të dhunshme në botë. Të paktën 40 të burgosur u vranë në fund të majit në një burg në qytetin e Manausit në shtetin Amazonas./abcnews.al