Shqiptarja humb jetën në Angli nga koronavirusi

Një qytetare lezhjane 42 vjeçare me banim në Londër, ka humbur jetën sot nga infeksioni viral COVID-19.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i vik timës, ndërkohë që sot në Britani kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, 980 persona, transmeton korrieri.

Kujtojmë se nga pandemia e COVID-19 kanë humbur jetën jashtë vendit disa emigrantë shqiptar, ku vetëm ditën e djeshme nga Italia janë kthyer në atdhe trupat e pajetë të disa shqiptarëve.

Ishin mediat italiane ato që publikuan me fotografi të disa makinave funerale në portin e Barit, ku shpreheshin se ky do të ishte udhëtimi i fundit i shqiptarëve drejt shtëpisë së tyre.