Mbrojtja e Thaçit kërkon seancë dëgjimore publike për të trajtuar arsyet e mbajtjes në paraburgim

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar seancë dëgjimore publike për të trajtuar arsyet për mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Avokati kryesor në ekipin e ish-presidentit të Kosovës, Gregory W. Kehoe, ka thënë se Prokuroria po bën komente të maskuara, duke përmendur konfidencialitetin dhe duke thënë se policisë nuk mund t’u besohet lidhur me garancinë se katër të akuzuarit do të respektojnë kushtet e vendosura nga gjykata.