Mbyllet përkohësisht kafiteria në Rrugën B, pasi pronari u infektua me COVID-19

Kafiteria MOMO e cila gjindet në Rrugën B në Prishtinë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare Facebook, ka treguar se është mbyllur përkohësisht, pasi pronari i saj doli pozitiv me COVID-19.

Ky është njoftimi:

Pasi që pronari i MOMO ka rezultuar pozitiv në COVID-19, edhe pse nuk ka pasur kontakt direkt të tij me stafin, ne si kompani ndjejmë përgjegjësi morale dhe për një kohë lokali do të jetë i mbyllur, deri sa të përfundojë testimi dhe të marrim rezultatet e çdo njërit që punon në MOMO.

Deri atëherë, të shpresojmë për më të mirën!

Faleminderit për mbështetjen,
MOMO