Një i arrestuar arratiset nga stacioni policor në Shtime

Një person është arratisur nga stacioni policor në Shtime të premten rreth orës 03 e 40 minuta.

Sipas policisë, i dyshuari, me vendim të prokurorit, ishte planifikuar të dërgohej në qendrën e mbajtjes në Ferizaj.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tij.