Mbyllet profili në Facebook i gazetarit Valon Syla

Pas disa shkrimeve radhazi për diasporën, gazetarit Valon Syla i është mbyllur profili në Facebook. Kjo ka ndodhur pas raportimeve që janë bërë në këtë rrjet social, raporton Fokusi.info.

Një gjë e tillë ka ndodhur pas reagimit që ka bërë i njëjti lidhur me ardhjen e diasporës.

Pas shkrimit që ka bërë Syla në Facebook kanë filluar reagimet në rrjete sociale.

Është bërë thirrje që të njëjtit t’i mbyllet llogaria e një gjë e tillë tashmë ka ndodhur.

Syla ditë më parë kishte bërë shkrime për diasporën, që nga shumë persona u cilësuan si fyerje./Fokusi.info/