Më 1 shtator nis regjistrimi i popullsisë, përfshihen edhe komunat veriore

Më 1 shtator, për 45 ditë me radhë, do të nisë regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, proces ky i pari pas 12 vjetësh në gjithë Kosovën.

Evidentimi i të dhënave do të bëhet me metoda moderne. Shumë punë janë kryer, pak kanë mbetur. Veç angazhimit të pesë mijë personave si staf profesional, sfidë tjetër është regjistrimi i popullsisë në katër komunat veriore që do të bëhet për herë të parë.

Pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj atje, procesin pritet ta ndihmojnë edhe fushatat senzibilizuese.

Për këtë proces Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 12 milionë euro.