‘Me hajna nuk ka ndryshim’: Shpërthen kandidatja e VV’së nga Krusha, akuzon partinë e saj për vjedhje të votave

Kandidatja për Asamblenë Komunale nga radhët e Vetëvendosjes (VV), në Rahovec, Eliesa Reshiti ka akuzuar partinë e saj për vjedhjeve të votave, shkruan Fokusi.info.

Eliesa Reshiti, nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Por, sipas saj, jo sepse nuk e kanë votuar qytetarët. Për këtë gjë, kandidatja që vjen nga Krusha e Madhe, ka akuzuar komisionerët që vijnë nga partia e saj, Vetëvendosje, për vjedhje votash në kutitë e votimit.

Madje, Reshiti bashkëpartiakët e saj i ka quajtur hajna.

Më poshtë keni postimin e plotë të saj.