Bekim Haxhiu: Mos bini në lajthitje të inxhinierit Albin Kurti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën e sotme ka kritikuar qeverinë Kurti, duke iu bërë thirrje deputetëve që mos të bien pre e lajthitjeve të inxhinierit Albin Kurti.

Ndër të tjera ai iu ka bërë thirrje që deputetët të jenë zë i qytetarëve e të miratojnë ligje të mira që e përmirësojnë jetën e tyre.

“Deputetë, mos bini në lajthitje të inxhinier Albin Kurtit. Kërkoj që ju të jeni zëri i qytetarëve, të miratoni ligje të mira, që përmirësojnë jetën e tyre. Prandaj, edhe këto ditë, për shkak të krizës ekonomike dhe duke parë votimin kundër të pushtetit në Kuvend për projektligjin për trust, qytetarët po angazhohen nëpër qytete të ndryshme për të nënshkruar peticionin që e rikthen këtë projektligj këtu”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se kjo qeveri nuk e ka përballë vetëm opozitën por edhe kërkesën e qytetarëve.

“Atëherë, ju nuk do ta keni përballë vetëm opozitën, por kërkesën e qytetarëve. Atyre që ju kanë votuar”, ka shtuar Haxhiu.