Me lot në sy, analisti Bleron Baraliu aplikon për shtetësi amerikane

Analisti Bleron Baraliu ka njoftuar se ka aplikuar për shtetësi amerikane, derisa tregoi se i rodhi një pikë loti faqeve.

Ai bëri të ditur se sot do të niset për në Tiranë e Prishtinë, si siç tha ai, gurbetçar.

“28 vjet e nje cerek pas ardhjes ne Amerike, ne fund u dorezova dhe sot kam aplikuar per shtetesi amerikane. Gati 3 dekada nuk kam synuar shtetesi tjera pervec asaj shqiptare (ende shpresoj per shtetesi te RSh ndersa mbaj te Kosoves). Edhe perkunder kesaj, tugjare e matrapaze me gjykonin rendom ‘cka po perzihesh ti ne pune tona prej Amerike?!’”, ka shkruar ai.

Baraliu tha se shtetësia amerikane po i duhet për t’u mbrojtur nga “tregtarë-flamujsh”.

“Stoicizmit tim i erdhi fundi sot, sepse tani kam ardhur ne nje perfundim te nevojes per nje lloj tjeter stoicizmi. Sot, me shume se gjithash, shtetesia amerikane me duhet per tu mbrojtur mu nga keta lloj tregtare-flamujsh qe tentojne te me njollosin e ‘etiketojne’ nga Beogradi e deri ne Washington”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

Viti i Ri na sjelle botekuptime e qasje te reja.

28 vjet e nje cerek pas ardhjes ne Amerike, ne fund u dorezova dhe sot kam aplikuar per shtetesi amerikane. Gati 3 dekada nuk kam synuar shtetesi tjera pervec asaj shqiptare (ende shpresoj per shtetesi te RSh ndersa mbaj te Kosoves). Edhe perkunder kesaj, tugjare e matrapaze me gjykonin rendom ‘cka po perzihesh ti ne pune tona prej Amerike?!’

Stoicizmit tim i erdhi fundi sot, sepse tani kam ardhur ne nje perfundim te nevojes per nje lloj tjeter stoicizmi. Sot, me shume se gjithash, shtetesia amerikane me duhet per tu mbrojtur mu nga keta lloj tregtare-flamujsh qe tentojne te me njollosin e ‘etiketojne’ nga Beogradi e deri ne Ëashington.

Megjithate, sapo dorezova aplikimin, nuk kishte se si te mos me rridhte nje pike loti faqeve, qe vet i parafytyroj te njoma sikur ate dite shtatori 1994 kur u nisa rrugeve te largesise e ndarjes, e ku rrudhat e gurbetit i ndjej si rreket e vershimeve qe cajne fushat e krijojne shtigjet e tyre.

Sa per nje shpagim te vogel, sot po synoj poashtu te nisem per nje vizite te shkurte ne Tirane e Prishtine, kesaj radhe me pak si gurbetcar e me shume si ‘diasporak’…