Mediat serbe: Vendosen barrikada afër Kurshumlisë, bllokohet rruga drejt Merdares

Siç raporton Radiotelevizioni publik serb, rreth 20 persona kanë vendosur barrikada në rrugën që shpie drejt pikës kufitare të Merdares.
Barrikada, siç raporton RTS-ja, është vendosur në anën e territorit serb, afër Kurshumlisë, e drejt Merdares , transmeton lajmi.net.

Siç raporton ky medium, ata kanë vendosur një kamion dhe disa traktorë.

Ata kanë thënë se do të qëndrojnë aty deri në njoftim të radhës dhe kanë bërë thirrje edhe tek personat e tjerë që t’i bashkohen protestës.

Këto informacione mbeten ende të pakonfirmuara.