Cakaj: Ja pse u largova nga Vetëvendosje

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka treguar pse ishte larguar nga Lëvizjas Vetëvendosje dikur.

“Janë tri arsye. Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë. Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit. S’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar Cakaj në Pressing.

Ai ka thënë se si rrjedhojë e dallimeve i ka rënë “entuziazmi i angazhimit”, gjë që e ka detyruar të largohet.