Mediet çeke, pas humbjes nga Kosova: Komplikohet situata për Euro 2020

Në ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, Kosova ka arritur ta mposht Çekinë me rezultatin 2:1 .

Me këtë fitore, Kosova merr kryesimin e Grupit A (Anglia dy ndeshje më pak), duke grumbulluar 2 pikë më shumë sesa kombëtarja çeke.

Pas kësaj ndeshje, mediet në Çeki shkruajnë se situata është më e komplikuar sesa është pritur [isport.blesk.cz], transmeton lajmi.net.

Në të njëjtin artikull shkruhet edhe për atmosferën e jashtëzakonshme të 13.500 të pranishmëve në stadium.

https://isport.blesk.cz/clanek/fotbal-reprezentace-euro-2020/368382/kosovo-cesko-2-1-komplikace-v-boji-o-euro-souper-predvedl-obrat.html