Megjithatë, Presidenti Trump nuk i adresohet Kombit sonte

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk pritet që ti adresohet Kombit sonte.

Presidenti Trump nuk do ti adresohet sonte amerikanëve pas sulmit me raketa në dy baza ajrore në Irak të trupave amerikane, kanë thënë zyrtaret e Shtëpisë së Bardhë.

Fillimisht u tha se ka mundësi që ai t’i adresohet kombit pas sulmeve raketore në dy baza në Irak.

Por, tani, një zyrtar i tha CNN se ai nuk do të paraqitet para kamerave sonte.

Ndërkohë, edhe zyrtarë të lartë të sigurisë amerikane janë parë duke dalë nga Shtëpia e Bardhë pas një mbledhje disa orëshe aty./express