E rëndë! Një grua hidhet nga kati i katërt i një pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se një grua është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit këtë të hënë në lagjen Granicë të qytetit.

Gruaja e identifikuar si Fabiola Kadena është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku është duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 39-vjeçaren në këtë akti të rëndë, që fatmirësisht përfundoi pa tragjedi.