Mehaj: Fjalët dhe porositë e Bacës Rifat, do t’i mbajmë me vete çdo herë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas përfundimit të Epopesë së UÇK-së, ka qëndruar në kullën e Jasharëve.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha të ketë marrë porosi, këshilla e konsulta nga Rifat Jashari.

“Fjalët dhe porositë bacës Rifat do t’i mbajmë me vete çdo herë, konsultat dhe këshillat nga ai janë gjithnjë të dobishme e jashtëzakonisht të vlefshme”.

“Nga këtu marrin gjithmonë forcën për të realizuar idealet tona”, theksoi Mehaj.