Mehaj paralajmëron marrëveshje të sigurisë së informacionit në mes SHBA-së dhe Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, ka filluar fazën përgatitore për marrëveshjen e përgjithshme të sigurisë së informacionit (GSOIA) ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt.

Mehaj ka shkruar në Facebook se siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes, si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Vazhdojmë së bashku me miqtë tanë amerikan drejtë finalizimit të kësaj marrëveshje.