Memli Krasniqi: Ky është akt i vetë-dorëzimit të Kryeministrit dhe Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se që në fillimet e veta koalicioni në mes të LDK-së dhe Vetëvendosje, duke u vonuar për 119 ditë në krijimin e saj, një fund i tillë është pritur. Sipas tij Qeveria Kurti, ka qenë më e paafta dhe meriton të ikë sa më shpejtë.

“Ky kryeministër dhe kjo qeveri nuk meritojnë të qeverisin vendin, duke bërë shkelje të renda që me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, e cila u zgjodh pa opozitën, dhe po ashtu vazhduan shkeljet e saj duke votuar buxhetin në mënyrë klandesite”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje i ka përmendur situatën me të cilat është ballafaquar vendi, për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit Kurti, duke rrezikuar kështu edhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë situatë që po përballemi më të vështirën që nga pas lufta, ne kemi pasur nevojë për dorën e shtetit. Çka morën ne si përgjigje në vend të kësaj, qeveria krijoj një krizë të re, partnerët krijuan krizë mbi krizë e cila mund të shtoj pasigurinë edhe më shumë, në kohën kur familjet tona janë në frikë për njëri tjetrit, e kjo është më shumë se papërgjegjësi”, tha Krasniqi

Ai ka thënë se sot me të drejtë çdo qytetarë është i revolutar me politikën.

“Të nderuar deputetët sot me të drejtë çdo qytetarë është i revoltuar me politikën, në kur e kërkojmë votën e qytetarëve e kërkojmë edhe për të qeverisur në kohë të vështirë. Nuk është opozita, por është vetë qeveria që po e rrëzon vetën. Faji dhe përgjegjësia është e këtij .

Krasniqi ka thënë se kjo situatë nënkupton vetëm dorëzim të kryeministrit Albin Kurti.

“Ky vetdorëzim i kryeministrit, duke provokuar mocionin e mosbesimit është i padrejtë. Ai do të duhej të punonte. Kurti po ja vulos vet fatin vetës , ky është akt i vet dorëzimit të Kurtit përball sfidave”, tha Krasniqi.