Merr flakë blindi i parave në kryeqytet (foto)

TIRANË- Një makinë e transportit të vlerave monetare ka marrë flakë rreth orës 15:00 të ditës së sotme pranë Ministrisë së Drejtësisë në kryeqytet.

Nga fotot e siguruara nga gazetarja e Shqiptarja.com Brunilda Kazani duket se si pasojë e flakëve janë shkaktuar shtëllunga tymi në të gjithë zonën, por për fat të mirë ato janë neutralizuar në kohë.

Burime bëjnë me dije për Report Tv se në momentin kur ka marrë flakë në automjet nuk ka pasur para, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale.