Merr flakë një veturë në qendër të Mitrovicës

Një veturë është kapluar nga flakët para pak minutash në qendër të qytetit të Mitrovicës, por nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.

Burime të Reporteri.net nga vendi i ngjarjes kanë konfirmuar se vetura e djegur është një Audi Q5.

Sipas tyre, rasti ka ndodhur para disa castesh, ndërkohë që ekipet e Policisë dhe Zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Deri tani nuk dihen arsyet e këtij zjarri, mirëpo vlen të theksohet se ajo ishte e parkuar në një zonë të banueshme dhe shumë të frekuentueshme të qytetit.